Militanti i VV-së tentoi ta pengojë protestën e gazetarëve

Ka përfunduar protesta e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Në sheshin e Prishtinës protestuan gazetarë, përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.

Por aty një qytetar tentoi ta pengonte protestën nëpërmjet një pankarte.

Bëhet fjalë për Erion Beqirajn, një militant i VV-së i cili përmes rrjeteve sociale e ka përkrahur haptas kryeministrin Kurti.