Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes autobusit dhe veturës në Gllarevë të Klinës.
Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës tha për Express se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Gashi.
Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin.
Me urdhër të Speciales, arrestohet në Tiranë ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj