Ekspertja serbe e sigurisë: E rrezikshme kjo që po shoh nëpër muret e Serbisë

Rrugët e Serbisë janë mbushur me grafite ku shkruhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë…”, që si slogan për herë të parë u pa në një ndeshje futbolli në të cilën mori pjesë edhe ish-ministri i Millosheviqit, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ekspertja serbe e sigurisë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ivana Stradner, duke shpërndarë një video ku shihet duke u punuar një lloj i tillë grafiti në një rrugë të Serbisë tha se kjo është e rrezikshme.

“Kështu funksionon lufta hibride. Është e rrezikshme”, shkroi ajo në Twitter.