Tentuan të vidhnin një shtëpi në Rahovec, hajnat ikin pasi aktivizohet alarmi i sigurisë

Dy persona të maskuar kanë hyrë me forcë dje pasdite në brendi të një shtëpie në Rahovec, por pas aktivizimit të alarmit të sigurisë, kanë ikur nga aty.

Policia bën të ditur se për momentin nuk dihet se a është vjedhur ndonjë gjë.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Rahovec: Burri ushtron dhunë psikike ndaj gruas dhe i kërkon të largohet nga shtëpia