Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës është në kërkim të Edmond Nokajt nga fshati Marmull i Gjakovës, i cili dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Përmes një komunikatë, Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për ta arrestuar personin në fjalë.

Publikohen pamje nga dreka që iu shërbye për Bajram të burgosurve në Burgun e Tetovës

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor”, njofton Policia.