I arratisuri në shoqërinë e të vrarit: Publikohen fotografi të të implikuarve në rastin e ‘Bon Vivant’

Kastriot Ramadani, 39-vjeçari i vrarë në lokalin ‘Bon Vivant’ të premten, dyshohet se ishte i shoqëruar nga i shumëkërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj “Duka”.

Ramadani dhe Nikollaj kanë pasur lidhje të ngushtë shoqërie me njëri-tjetrin prej një kohe të gjatë. Dyshja janë parë të shoqëruar shpeshherë me njëri-tjetrin, tregojnë fotografitë e publikuara në rrjete sociale.

https://07press.com/i-vrari-nga-sulmi-ne-bon-vivant-ishte-pjesetar-i-fsk-se/

Nga fotot e siguruara nga Paparaci, shihet se Ramadani e “Duka” kanë pasur lidhje shoqërore mes vete.

“Duka” i kërkuar nga FBI-ja për shpërndarje të narkotikëve, e Ramadani pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin nën shoqërinë e njëri tjetrit edhe mbrëmjen e së premtes kur edhe nisi konflikti në lokalin që ndodhet në qendër të Prishtinës.

Ramadani mbeti i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, kurse “Duka” ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirjen në sulmin me armë të zjarrit.

Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej katër të dyshuar për përfshirjen me sulmin me armë zjarri në “Bon Vivant” ku mbeti i vdekur Kastriot Ramadani.

Gjithsej nga sulmi i ndodhur dje kanë mbetur të lënduar 21 persona, katër prej të cilëve kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit.