Vushtrri: 23-vjeçari sulmon nënën e tij, arresohet nga Policia

Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Vushtrri, ku një 23-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, të cilës i shkaktoi frikë dhe shqetësim të madh.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, kur i dyshuari eskaloi në dhunë fizike dhe e goditi viktimën, e për të mos mbaruar me kaq, edhe e ka kërcënuar.

Posa rasti është denoncuar në Polici, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën “Dhunë në familje”.