Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës has në persona që mbajnë armë pa leje, dukuri kjo që po cenon sigurinë e qytetarëve të vendit.
Shifra të frikshme nga Covid-19 në Shqipëri, ky është numri i infektuarve në 24 orët e fundit
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, ku një patrullë e Policisë ka ndalur për kontroll një veturë të cilën po e ngiste një 24-vjeçar.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur te timoni i veturës një armë zjarri me një karikator dhe shtatë fishekë, e cila është sekuestruar.
24-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi kontrolli ose posedim i paautorizuar i armës’. /Sinjali