Haradinaj: Bashkatdhetarët tanë i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot (e martë) në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj” bashkatdhetarë me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se ndihma e diasporës ishte e pakursyer në momentet më të rëndësishme.

Shkrimi i plotë:

Diaspora jonë ka dhënë mbështetje të pakursyer në momentet më të rëndësishme, si në përpjekjet për çlirim dhe në shtetndërtim.

Sot, në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj”, kisha kënaqësinë që të takoj bashkatdhetarët me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje. Një rast i mirë po ashtu që të bashkëbisedoj me shumë prej tyre, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës kudo që jetojnë, duke e lartësuar identitetin tonë.

Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut!