“Vuçiç është politikë e paqes”, Dodik e mbron presidentin serb për letrën e politikanëve perëndimorë

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik ka reaguar në lidhje me letrën e politikanëve perëndimorë, që kërkon një politikë më të rreptë ndaj Serbisë, në kontekstin e Kosovës.

“Kur mjetet nuk zgjidhen në politikë dhe në këtë rast nuk zgjidhen sipas kritereve racionale dhe civilizuese, atëherë me të drejtë mund të flasim për kontestueshmërinë e qëllimeve të një politike të tillë të politikanëve perëndimorë të cilët e shkruan letrën e lartpërmendur në përpjekje për të imponuar një politikë më të ashpër ndaj Serbisë”, theksoi Dodik.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se politika e presidentit serb Aleksandër Vuçiç është politikë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe se ai është politikani i fundit që do të shkaktonte destabilitet.