Deputetja e LDK-së: Nuk e di a ka Kurti fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kurti i ka harruar personat e pagjetur.

Krasniqi tha se i njëjti erdhi në pushtet me zotimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur por sot i ka harruar ata dhe dhimbjet e nënave.

Ajo tutje shton “Për me keq, ka nisur t’i rehatoj në funksione shtetërore individ që shërbyen nën uniformat ushtarake serbe”.

“Nuk e di a ka fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të pagjetur” shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Kurti i braktisi krejt.

Erdhi në pushtet me zotimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, sot i ka harruar ata. I ka harruar dhimbjet e shumë nënave.

Për me keq, ka nisur t’i rehatoj në funksione shtetërore individ që shërbyen nën uniformat ushtarake serbe.
Nuk e di a ka fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të pagjetur?