75 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – dy me fatalitet, policia shqipton mbi 2,100 gjoba

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 75 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 29 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe kurse 44 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2000, arrestohet shqiptari

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 2 mijë e 187 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 20 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse tre të tjerë në vuajtje të dënimit.