E FUNDIT: Ndërron jetë zyrtari i LDK-së

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe njëherit kryetari i nëndegës së LDK-së në Sferkë, Rifat Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Besim Hoti.

Në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2000, arrestohet shqiptari

Postimi i plotë:

Më dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e mësuesit, veteranit të UÇK-së, kryetarit nëndegës së LDK-së në Sferkë, atdhetarit dhe veprimtarit të madh
të çështjes kombëtare Rifat D. Gashi.

Veprimtaria dhe sakrifica e Rifat Gashit janë pjesë e pa ndashme e rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi. Rifatin do ta kujtojmë gjithmonë si njeri të kompletuar më të gjitha virtytet njerëzore.Lavdi jetës dhe veprës së Rifat Gashit! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!