E çuditshme, sot organizohet protestë në përkrahje të Kurtit e Osmanit

Një protestë në përkrahje të kryeministrit e presidentes pritet të mbahet sot në Prishtinë.

Atë e ka organizuar Albert Shabani nga Skënderaj.

Shabani ka publikuar pamje nga përgatitjet e fundit që po bëhen për këtë protestë, sa të çuditshme aq edhe të komentuar.

Prapa qytetarëve në kafene shihet edhe një baner ku shkruhet: “Marshojmë për qeverinë në mbrojtje të republikës dhe sovranitetit”.

Sipas organizatorëve protesta pritet të fillojë nga ora 14:00.