Nesër vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Pas më shumë se 2 jave pushime të verës, nesër në Dhomat e Specializuara të Hagës do të vazhdojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Deri më tash në rastin e krerëve të UÇK-së janë dëgjuar 15 dëshmitarë që nga muaji prill kur ka nisur gjykimi. Nesër pritet të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të 16-të, raporton Nacionale.

Tashmë, Prokuroria e ka dorëzuar listën me dëshmitë e dëshmitarëve të radhës, dhe atyre rezervë që planifikon t’i ftojë për të dhënë dëshmi.