Operacioni “Goditja”, 34 armë të konfiskuara e 72 të arrestuar

72 persona të arrestuar dhe 34 armë të konfiskuar.

Ky është bilanci i operacionit “Goditja”, të realizuar nga data 8 deri më 12 gusht.

Policia gjatë kësaj kohe i ka kontrolluar 12 mijë e 38 vetura dhe 229 lokale.

“Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale dhe aktivitet tjera antiligjore të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë”, thuhet në njoftimin e policisë.