Tre të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, njëri në gjendje të rëndë

Sot rreth orës 03:00 në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.

Policia njofton se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

E drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, njoftoi se në QKUK janë dërguar tre persona të lënduar nga ky aksident, ku dy prej tyre janë në kirurgji torakale.

I lënduari i tretë, sipas Sylës, është në gjendje të rëndë, pasi ka lëndime që ia rrezikojnë jetën.