Përparim Rama sot ia dhuron ‘Çelësin e Qytetit’ Armend Mehajt

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama sot do t’ia dhurojë ‘Çelësin e Qytetit’ ish ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ceremonia do të mbahet në orën 12:00, në objektin e vjetër të Komunës.

“Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama sot, e hënë, 14.08.2023 në ora 12:00, në objektin e vjetër të Komunës, do t’ia dhurojë Çelësin e Qytetit ish ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.”, thuhet në njoftim.

Mehaj ka dhënë dorëheqje javën e kaluar për shkak se bashkëshortja e tij është “diagnostifikuar më një sëmundje të rrallë” dhe i nevojitet kujdes në Norvegji.