Deputetja britanike sërish në mbështetje të Kosovës: BE-ja po hesht ndaj Serbisë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, edhe njëherë ka reaguar ndaj Perëndimit lidhur me qasjen e tyre në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë herë, Kearns ka reaguar ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, duke thënë se ka mungesë ekuilibri në raportet BE-Kosovë.

Komenti i saj vjen pas deklaratës së Stanos ku thotë se ndëshkimet nga BE-ja janë dhënë pasi kanë parë se “autoritetet kosovare janë të paaftë të sillen në mënyrë evropiane”.

Deputetja theksoi se BE po harron veprimet e Serbisë.

“Zëdhënësi i BE-së tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Të thuash që Kosova ka ‘paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane’ është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë?”, ka shkruar Kearns në një postim në Twitter.