Erëza Vela, gruaja e parë që kandidon për kryetare të Odës Ekonomike të Kosovës

Ekonomistja e njohur, Erëza Vela ka konfirmuar kandidaturën për Kryetare të Odës Ekonomike të Kosovës.

Ajo është gruaja e parë që kandidon për kryetare të Odës Ekonomike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Rukiqi i jep fund rrugëtimit 15-vjeçar në Odën Ekonomike, zbulon se s’do të rikandidojë për kryetar

Përmes një postimi në Facebook, Vela ka njoftuar se në tri javët e fundit, në bashkëpunim me biznese dhe ekspertë të ekonomisë, ka përpiluar planin për qeverisje në katër vitet e ardhshme.

Ajo ka përshkruar në pika të shkurta planin e saj për Odën Ekonomike.

“Plani im ne nje fjali eshte: me i’a hape dyert odes karshi secilit aktere e partnere dhe me e pozicionu ate si oda kryesore ekonomike ne vend dhe zeri me i fuqishem i biznesit ne zhvillim. Kur t’a arrijme kete, OEK do te shendrrohet ne ate qe duhet te jete: institucioni kryesor ne zhvillimin ekonomik te Kosoves”, ka shkruar Vela në Facebook.