Deputeti i LDK-së e quan Kurtin mashtrues: Në opozitë promovonin kursim dhe kujdes ndaj parasë publike kurse në pushtet zhvasin dhe abuzojnë

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj e ka kritikur Albin Kurtin për numrin e madh të këshilltarëve.

Selmanaj përmes një postimi në Facebook e ka quajtun Kurtin “mashtrues perfid”.

Mashtruesi perfid! Sa ishte në opozitë thoshte më mjaftojnë vetëm 5 këshilltarë, kurse tani në pushtet kabineti i tij numëron hiq më pak se 100 zyrtarë që e këshillojnë e ndihmojnë Albin Kurtin dhe tre zëvendësit e tij.” – ka shkruar ai.

Ai ka thënë se për një muaj këshilltarët e Kurtit i kushtojnë shteti 100 mijë euro.

Sipas ligjit, pagat e anëtarëve të kabinetit të Kurtit sillen nga 987 deri në 1155 euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera që gëzojnë, si mëditjet, shpenzimet e biletave,reprezentacionit, etj. Vetëm për një muaj buxhetit të shtetit i kushtojnë hiq më pak se 100.000 (njëqind mijë) euro. Kurse për një vit mbi 1.2 milion euro.Në opozitë promovonin kursim dhe kujdes ndaj parasë publike kurse në pushtet zhvasin dhe abuzojnë çdo të mirë publike. Turpi nuk paska fund!” – ka shkruar Selmanaj në Facebook.