Në Prizren shpërndahen pankarta ku kërkohen dënimi dhe bojkotimi i Nacionales

Gjatë ditës së sotme në Prizren janë parë pankarta ku kërkohen dënimi dhe bojkotimi i gazetës Nacionale.

Aty janë publikuar fotografitë e gazetarëve Vullnet Krasniqi e Berat Buzhala.

“Drejtësi për popullin, dënim për përqarësit. Bojkoto Nacionale. Liria e shprehjes merr fund tek ofendimi”, thuhet në këto pankarta.