ABC News ka siguruar fotot e pesë të arrestuarve në kuadër të operacionit ku u sekuestruan 10 mijë doza ekstazi.
Kujtojmë që droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.
Droga ishte mbështjellë me logo Louis Vuitton. Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë të Kosovës. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës. Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro, transmeton Klan Kosova.
Nga hetimet ka reztuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë. Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, ata transportoheshin me makina të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare.
Vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci. U sekuestruan gjithashtu një automjet si dhe 5 aparate celulare./abcnews.al
Mithat Ramadani 30 vjeç, banues në Prishtinë
Besnik Mujeci, 40 vjeç, banues në Prishtinë
Kalem Picari, 24 vjeç, banues në Tiranë
Kalem Picari, 24 vjeç, banues në Tiranë
Daniel Avdija 26 vjeç, banues në Tiranë