Arrestimi për drogë në Tiranë, reagon anëtari i PDK-së: Bashkimi kombëtarë i VV-së duket se u bëka doza-doza

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili u kap në Tiranë me mbi 11 mijë doza ekstazi.

Ai ka shprehur dyshime për zgjedhjen e Mujecit si aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se zyrtari i VV-së duket se i ka përdorur autobusët për trafikim të narkotikëve drejt Tiranës.

“Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosjes i zgjedhur në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, sapo është arrestuar  në Tiranë me 11 mijë e 300 doza ekstazi. Ai ishte emëruar nga partia e tij si aksionar në Stacionin e Autobusëve  në Prishtinë dhe me sa duket i përdorte ata autobusë për trafikim të narkotikëve drejt Tiranës. Bashkimi Kombëtarë i VV me sa duket u bëka doza-doza. No Extasy No Party: Lëvizja Louis VetëVuitton”, ka shkruar Nurellari.