Mërgimtarët presin mbi tre orë në Merdarë

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë ende të jenë të gjata.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikëkalimin kufitar të Merdarës pritjet për ta lënë Kosovën arrijnë në mbi tre orë.

Ndërsa, në pikën tjetër kufitare, te Dheu i Bardhë ato arrijnë në mbi një orë e gjysmë.

Kolona në dalje të Merdarës është deri në 1000 metra, ndëesa te Dheu i Bardhë deri në 400 metra.

Ndërkohë, situata në të gjitha pikat tjera kufitare është e qetë, me hyrje-daljet që shkojnë nga 5 deri në 10 minuta.