Vdes në QKUK një person që u aksidentua ditë më parë nga një veturë në Lipjan

Ka vdekur në QKUK një person që u aksidentua ditë më parë nga një veturë në Lipjan.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Bajram Gashi, Lipjan  04.08.2023 – 15:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e aksidentit, me datën 16.08.2023 ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.