Logopedi, Besart Sokoli, i cili dyshohet se e sulmoi një katërvjeçare e cila kishte shkuar për t’u trajtuar në klinikën e tij, është liruar.
Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, e cila mes tjerash tha se i dyshuari për rastin është duke u hetuar në procedurë të rregullt.
Besart Sokoli, në cilësinë e logopedit, dyshohet se në klinikën e tij në Podujevë, i ka shkulur flokët dhe i ka lënduar hundën një vajze katërvjeçare me aftësi të kufizuara.
Prindërit e vajzës, e denoncuan rastin në polici për dhunë.
Sipas tyre, logopedi Sokoli ua kishte konfirmuar se mbi vogëlushen ka ushtruar presion ‘më shumë seç duhet’.