Sallahu i “vajit në tepsi”: Është hakmarrje nga Prokuroria, realizimi i kontratës së MINT është rast civil

Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i njohur për deklaratën e tij për shpërndarjen e vajit në tepsi, ka reaguar lidhur me aferën e vajit, grurit e sheqerit.

As ky, në asnjë moment nuk e ka dënuar hajninë. Ka thënë se rasti është komplet civil, e jo vepër penal.

Sallahu edhe pse zv/ministër i Drejtësisë, ka akuzuar Prokurorinë Speciale për hakmarrje.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Kur çeshtja me karakter komplet civil tentohet te kthehet ne çeshtje penale si forme hakmarrje ndaj qeverise

Kur lidhet një kontrate me element te huaj, ne mes shtetit dhe nje operatori ekonomik nderkombetar, ne te cilen percaktohet sakte sasia e mallit qe do te vie, çmimi dhe pagesa dhe pavaresisht mosardhjes se mallit ose ardhjes se kufizuar te saj ne Kosove, nuk mund te kete karakter tjeter pervecse civil.

Ky kontest civil zgjidhet ne gjykaten kompetente te percaktuar ne kontrate. Pra, zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund te kete veper penale ne kete rast ose jo. Siç shihet nga provat dhe faktet operatori ekonomik nuk ka sjellur mallin ne teresi dhe kesisoj gjykata mund te merre vendim duke detyruar operatorin e tille ekonomik per demshperblim. Prandaj ne kete rast ne asnje forme nuk ka pergjegjesi penale.

Pra, realizimi i kontrates bonafide nga MINT dhe mosrealizimi i kontrates nga operatori ekonomik ne teresi nuk perben veper penale por baze te mjaftueshme per realizim te demshperbimit ne gjykate. Nese vendimi i tille merret ne gjykaten kompetente ne Kosove, atehere ky vendim njihet dhe ekzekutohet ne vendin ku nodhet selia e operatorit-ve ekonomik.

Nese do te shkonim me supozimin se secili mosrealizim i kontrates ose realizim i pjesshem i kontrates do te plotesonte figuren e vepres penale atehere krejt qytetaret e ketij shteti do jene pergjegjes penalisht dhe do ta shuanim te drejten civile si dege e se drejtes.

Per fund, vet Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin e Vicianumit ( prone e sherbimit korrektues ku i eshte dhene ne shfrytezim per afat 10 vjeçar nje personi fizik, pastaj eshte regjistruar si person juridik) ku eshte lidhur kontrate bash pa asnje baze ligjore, ku jane rrenuar objetet shteterore, duke theksuar ne aktvendim per hudhjen e kallzimit penal se ka shkelje procedurale dhe civile, por jo penale.

Edhe njehere, e njejta “prokurori speciale” e ka bere kete veprim. Prandaj, eshte keqperdorim i mekanizmave ligjor per hakmarrje, e asgje me shume!