Nga sot në lokalet e gastronomisë nis matja e zhurmës, Rama flet për gjoba të mëdha

Funksionimi i paisjeve të matjes së zhurmës janë vendosur në lokalet e gastronomisë në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se të gjitha ato biznese që nuk e respektojnë rregulloren në fuqi për nivelin e zhurmës do të gjobiten nga 1.000 deri në 3.000 mijë euro.

Sipas tij, me këto paisje do të jetë më e lehtë të monitorohen online lokalet që e shkelin këtë rregullore, ku fillimisht do te ketë vërejtje për biznese e më pas edhe gjoba. “Por nëse nuk e përfillin asnje nga këto masa ato bisnese do te shkojnë në mbyllje”, thotë Rama.

Prishtina do të jetë një shembull për vende të tjera me funksionimin e këtij sistemi monitorues.