Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas dënimit që minatorët e Trepçës morën për grevën e mbajtur për mos-pagesën e pagave nga shteti.
Haxhiu tha se një sjellje të tillë me minatorët nuk e ka pasur as regjimi i Millosheviqit.
“Minatorët nuk ka arritë me i nënshtru Serbia dhe nuk mund t’i nështroj as menaxhmenti i emruar nga Qeveria “Zdravo””.
“Dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese”, tha Haxhiu.
Më tej, ai pyeti se ku janë 177 milionë eurot e premtuara nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, si investime në Trepçë.