Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është lavdëruar pak për vizitën e tij në Greqi.
Para pak kohësh, përmes një postimi tha se dy ditët e fundit ishin plot me takime dypalëshe, me liderë të vendeve përtej rajonit, përcjell lajmi.net.
“Para e pas saj, përgjatë dy ditëve zhvillova takime dypalëshe me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ndërkohë që në pritje të darkës u përshëndeta me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe bashkëbisedova me Kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel”, shkroi ndër tjerash Kurti në “Facebook”.
Më poshtë edhe deklarimi i plotë: