Lajçak takohet me Escobarin, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ka pritur në Bruksel të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se me Escobarin kanë pasur një diskutim të thellë mbi dialogun.

“I lumtur që mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë, Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në rrjetin social X, ish-Twitter.

“Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, shtoi Lajçak.