Qeveria ndan 60 mijë euro për mbështetjen e punësimit të grave

Qeveria e Kosovës ka ndarë 60 mijë euro për mbështetjen e punësimit të grave dhe 100 mijë euro të tjera për investimin në infrastrukturë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në arsyetimin e vendimit tha se këto mjete janë në kuadër të zbatimit të masës 1.3 dhe masës 5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Bëhet fjalë për masën 1.3 që është mbështetja për punësimin e grave ku duhet të ndahen 60 mijë euro si dhe masën 5 për investim në infrastrukturë dhe ambient ku parashihen që të ndahen 100 mijë euro”, tha Murati.