Haradinaj uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Kosova e kupton më së miri luftën e popullit ukrainas

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj, ka uruar Ukrainën me rastin e Ditës së Pavarësisë së saj.

Ai ka thënë se Kosova dhe populli i saj e kuptojnë më së miri luftën e popullit të Ukrainës.

“Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas”.
“Kur rrugët e lirisë dhe fatet janë të ngajshme, edhe urimet janë të përzemërta! Ukrainë, urime Dita e Pavarësisë e me fitore të reja drejt lirisë së plotë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.