Këshilltari i presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelensky, Mihail Podoljak, në një intervistë për N1 ka mohuar pretendimet e eruodeputetes Viola Von Cramon se presidenti serb Vuçiq i ka ofruar armë Ukrainës në mënyrë që ky shtet të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
Podoljak ka thënë se s’ka asgjë të vërtetë dhe se deklarimet janë spekulime.
“Sigurisht që nuk ka asnjë të vërtetë në këtë, është spekulim. Takimi mes Presidentit të Serbisë dhe Presidentit të Ukrainës është padyshim i rëndësishëm. Duhet komunikim në të gjitha nivelet, duhet të kuptojmë pozicionet e njëri-tjetrit”, ka thënë ai për N1, transmeton Express.
Këshilltari i Zelensky ka folur edhe për deklaratën e deputetit ukrainas Oleksiy Gonarchenko se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Podoljak ka thënë se çdo parti politike mund të hap një debat nëse një “territor” duhet të njihet apo jo, por thotë se fakti që një deputet ose një pjesë e elitës politikë në Ukrainë flasin për diçka të tillë s’do të thotë diçka tjetër.
Përveç kësaj, Podoljaka k thënë se në Ukrainë ekziston një qëndrim zyrtar që nuk e njeh Kosovën.
“Së pari çdo vend demokratik mund të ketë një dialog të brendshëm. Çdo fuqi politike mund të hapë një dialog nëse një territor duhet të njihet apo jo. Kjo është gjëja e parë – fakti që deputetët ose disa pjesë të elitës politike në Ukrainë diskutojnë diçka nuk do të thotë asgjë tjetër. Dhe e dyta është se ka një qëndrim zyrtar të Ukrainës që e kupton atë Kosovë, pra atë territor të serbëve. Domethënë jo se është serb, por se është një territor i panjohur. Dhe pika e tretë është se unë ende nuk kam bërë paralele mes proceseve që ndodhin në Ukrainë, sepse është një luftë klasike e një shteti që hyri në territorin e një shteti tjetër – Rusisë në territorin ukrainas, dhe po përpiqet të aneksojë territore. Është një situatë lufte e zakonshme agresive”, ka thënë ai.