Kryetari i Therandë, Bali Muharremaj, ka thënë se në Suharekë mund të gjejnë vend punë 800 persona përnjëherë nëse donë të hyjnë në punë.
“Firmat e Suharekës, kompanitë kërkojnë punëtorë çdo ditë, është e vërtetë që nuk ka punëtor, ndoshta në Suharekë mund të gjejnë vend punë 800 persona përnjëherë nëse donë të hyjnë në punë”, ka thënë Muharremaj.
Miratohet projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, Konjufca abstenon
I pyetur nëse ka krizë ekonomike në Suharekë, i pari i kësaj komune tha se kompanitë atje çdo ditë lypin punëtorë.
“Nuk është krizë, unë mundem të them jo, se firmat e Suharekës lypin çdo ditë punëtorë… Minimumi mundem të them kështu, tash pata kontakt me kompaninë Solid para 10 ditësh dhe më njoftuan se të gjithë ata që kërkojnë punë nën 350 euro pagë nuk ka te ne, domethënë starti është 350”, ka thënë Muharremaj në “Info nata”.
Njëmbëdhjetë net ushqim, muzikë e argëtim në “Prishtina Gastronomy Festival”