Jasharaj: 1 shtatori po fillon me vështirësi, fajtor është MASHT-i dhe Nagavci

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj sot ka thënë se 1 shtatori po vjen, mirëpo po vjen me vështirësi. Sipas tij, fajtor është Ministria e Arsimit dhe ministrja Nagavci.

“Ky vit shkollor do të filloj i përcjellë me vështirësi të cilat i krijoji MASHTI me eksperimentin e gabuar për tekstet shkollore”, tha ai.

Jasharaj konsideron që fletoret e punës së gjeneratës së kaluar, për klasët 6-9, nuk mund të përdoren nga gjenerata  e re për shkak se ato mund të jenë të dëmtuara.

Ai tha se “Nagavci po e mban inatin nga greva dhe spo takohet me ne”.

“MASHTI është dashur ta vazhdojë traditën e ti shpërndaj tekstet shkollore me kohë… 1 shtatori po fillon me vështirësi, dhe fajtori I vetëm është MASHTI dhe ministrja Nagavci.”

Në vend që Qeevria Kurti të sigurojë mjete për teknologji, ja që këtë vit shkollor po e fillojmë më keq, pa qenë të sigurt që do të kemi tekste shkollore, sidomos për klasët 6-9, sepse tekstet do të jenë të dëmtuara, të munguara.”