Punëtorët e sigurimit fizik hedhin vezë para zyrave të KEK-ut

Punëtorët e sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë protestuar para objektit të KEK-ut dhe Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar rikthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht në sektorin privat.

Si shenjë pakënaqësie ata hodhën edhe vezë para zyrave të KEK-ut në kryeeqytet. /KP/