“Kolapsi i propagandës”, Muharremi: VV-ja ka një ekip të dobët të komunikimit

Analisti Shenoll Muharremi, i cili disa herë ka demaskuar propagandën e VV-së, ka kritikuar partinë në pushtet për mungese njohurish në shumë fusha.

Duke komentuar qasen e zyrtareve të VV-së ndaj një artikulli të sponsorizuar dhe publikuar në “The Economist”, ai ka bërë me dije se po vërtetohet se kjo parti ka një ekip të dobët të komunikimit me publikun.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar për rastet kur e ka kapur duke gënjyer VV-në.

“Kolapsi i Propagandës. VV e ka një ekip të dobët të komunikimit. Me gjasë nuk kanë as eksperiencë as njohuri për politika publike. Kjo po i kushton Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës. Nganjëherë vështirë është me ba dallimin mes komunikimeve të qeverisë dhe partisë në pushtet. E kam konstatuar shumë herët kapacitetin e tyre të dobët. Kur Kosova pagoi anëtarsimin vjetor të futet në një Program të BEsë, ky grup i dobët i propagandës as që e kuptuan cka po ndodhë. Patën nxituar me kriju një grafikon ku thuhej “Kosova përfiton 4.2 miliardë euro”. Pata reaguar menjeherë kundër këtij tentim-mashtrimi e manipulimi… dhe u patën detyruar me tërhjek e përmirësu komunikatën”, ka shkruar ai.

Muharremi ka treguar se për qëndrimet e tij, disa herë është linçuar nepër rrjete sociale.

Vegla kryesore e tyre është linçimi. Kushdo që nuk pajtohet ata e linçojnë. Mesiguri edhe paguajnë firma jashtë vendit me linçu kush nuk pajtohet me ndonjë mendim. Një ditë 1000 komente i kanë shkruar kundë një shkrimi ku thash 25% do bie VV me këto politka që po zbaton. Me këtë taktikë, megjithatë, vetëm po ja bënë gropën vehtës dhe partisë që përfaqëson. Nuk ka as gjasa me u rikuperu dhe riorganizuar ky ekip. Por ata, kam frikë, se mund t’i bëjnë dëme edhe Kosovës se janë në pushtet”, ka shkruar Muharremi.