Kajtazi: Prokuroria qysh sot duhet me u marr me Klinakun, veteranët duhet të distancohen nga deklaratat e bëra nga ai

Një postim shumë i çuditshëm ka ardhur në orët e vona të së martës.

Ky postim ka ardhur nga ana e kreut të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Ai është shprehur se më përpara e vran Albin Kurtin sesa që largohet nga vendi për të cilin luftoi.

E ndaj kësaj deklarate ka ardhur reagimi nga gazetari dhe publicisti, Vehbi Kajtazi.

Kajtazi ka thënë se Prokuroria qysh sot duhet me e u marr me Klinakun.

Postimi i Plotë:

Gjuhe e papranueshme dhe e denueshme. Prokuroria sonte duhet me merret me te! Veteranet duhet te distancohen nga ky qendrim!