Viti: Arrestohen dy të rinj, u kapën me 82 qese marihuanë

Policia ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari planin operativ ‘Goditja’. Në kuadër të këtij plani operativ, në orët e para të ditës së sotme janë arrestuar dy të rinj në Viti, pasi të njëjtit janë kapur me drogë.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se në rrugën ,,Dëshmorët e kombit’’ në Viti, është ndalur për kontroll rutinore një veturë ku ndodheshin dy të dyshuarit  J.I. (2004) dhe N.M. (2003).

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë:

  • Tetëdhjetë e dy (82) qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë,
  • Një (1) peshore digjitale
  • Një (1) pako me letra mbështjellëse ,,Rizlla’’
  • Dyqind e pesë (205) euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe
  • Tre (3) telefon celularë”, thuhet në komunikatë.