Hamiti: Kosova është në konfrontim me SHBA-të dhe BE-në, kjo po ndodh për shkak të Osmanit e Kurtit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se sot Kosova është nw kurs konfrontimi me SHBA-të dhe BE-në.

Ai ka treguar se kjo po ndodh me fajin e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se ata që e kanë quajtur ‘tigër prej letre’ BE-në dhe ‘naiv’ Sekretari Amerikan i Shtetit sot po ankohen për sanksione.

#KREJTdheDREJT në kurs konfrontimi me SHBA-të dhe BE-në. Kush? Kosova që drejtues në politikë të jashtme i ka sot presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla-Schwarz. Për fajin e tyre – dhe këta flasin me një zë – Kosova është nën sanksione ndërkombëtare të atyre që protagonistët tanë arrogantë i quajnë ‘tigra prej letre’ dhe ‘naivë’. Merreni me mend, ‘tigër prej letre’ BE-ja, ‘naiv’ Sekretari Amerikan i Shtetit! Me këso gjuhe flasin pushtetarët tanë në emër të Kosovës”, ka shkruar ai.

Hamiti ka vlerësuar se qytetarët e Kosovës e kanë mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme t`i sanksionojnë drejtuesit aktual.

Vuajtësit e sanksioneve, qytetarët e Republikës së Kosovës, e kanë mundësinë që në zgjedhjet nacionale të radhës t’i sanksionojnë drejtuesit e vet të papërgjegjshëm. Për të mirën e vet, sa më herët, aq më mirë”, është shprehur Hamiti.