Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para një jave në Fushë Kosovë

Ka vdekur një person në QKUK pasi ishte aksidentuar më 24 gusht në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Autostrada Dr. Ibrahim Rugova 24.08.2023-13:15. Më datë 30.08.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i lënduar rëndë në aksident trafiku më datën e lartcekur ka ndërruar jetë në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.”