Djegia e Muzeut të Muzikës, Kusari-Lila akuzon qeverisjen në Gjakovë

Shefja e Grupit Parlamentare të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është e trishtuar nga lajmi për djegien e objektit të Taphanës, dikur Muzeu i Muzikës në Gjakovë.

Ajo tha se gjatë mandatit të saj e ka vlerësuar të nevojshme një destinim për historinë e krijimtarisë muzikore nga Gjakova, ndërsa tani sipas saj, qeverisjen aktuale, nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashëgimisë kulturore.

Kusari-Lila tha se ky vend pësoi degradimin total para djegies finale dhe se ky objekt duhet medoemos të rikthehet ashtu siç ishte.