Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me Rininë Demokratike të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se për një muaj rresht këta të rinj janë marrë me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë edhe organizimin e aksioneve simbolike ndaj Qeverisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është krenar me ta.
“Energji pozitive dhe bashkëbisedime përmbajtjesore me të rinjtë e mrekullueshëm të Kosovës, në përmbyllje të “Muajit të Rinisë”, të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës. Me aktivitete nga më të ndryshmet prej diskutimeve, ngjarjeve kulturore, kujdesit për mjedisin, sfidimit në sporte të ndryshme, e deri te aksionet simbolike si reagim ndaj keqqeverisjes së vendit, për një muaj rresht, djem e vajza të reja anembanë Kosovës shkëmbyen përvojat dhe idetë e tyre për të ardhmen që e ëndërrojnë këtu. Mbrëmje fantastike. Krenar me të rinjtë tanë”, ka shkruar Krasniqi.