Kuvendi i Komunës së Prishtinës, ka thirrur të hënën seancë ku pritet që të vendosë për faljen e 100 eurove nga Tatimi në pronë.
Në këtë seancë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të raportojë për raportin e punës për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.
Këtë seancë e ka bojkotuar grupi i Asamblistëve të Vetëvendosjes, të cilët njoftuan të dielën se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancë.
“Siç jeni në dijeni, për ne, është e kontestueshme zgjedhja e Kryesuesit të ri dhe rrjedhimisht e kontestojmë edhe ftesën për këtë seancë që vjen nga një autoritet për legjitimitetin e të cilit do të vendosin organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Në këtë seancë nuk janë duke marrë pjesë as asamblistët e AAK-së, raporton EO.