Presidentja Vjosa Osmani ka folur për takimin që ka pasë sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se patën një diskutim për rrugën e integrimit evropian të dyja shteteve.
“Me kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë”.
“Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka thënë Osmani.