Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri, ka përsëritur kërkesën që pjesëtarët e Policisë ta kenë sigurim shëndetësor e jetësor.
Në 24-vjetorin e themelimit të këtij institucioni, Zeqiri ka deklaruar se kërkesën e njëjtë e kanë pasur për secilën Qeveri, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës mund të krahasohet me ato të vendeve rajonit dhe se është profesionalisht më e përgatitur.
“Policia e Kosovës për 24 vite është rritur është profesionalizuar dhe është dëshmuar në punën e saj për ruajtjen e rendit, qetësisë publike dhe integritetit të vendit. Unë për këto 24 vite e kam parë një polici jashtëzakonisht profesionale që mund të krahasohemi jo vetëm me vende e rajonit por edhe më gjerë”, ka thënë Zeqiri.
Kreu i Sindikatës së Policisë ka thënë se kërkesa e tyre daton qysh moti dhe se nuk kanë marrë përgjigje nga asnjë Qeveri.
“Definitivisht kjo ka qenë kërkese e kahershme e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe vazhdon të jetë dhe që ende nuk ka ndonjë përgjigje konkrete nga as një Qeveri deri më tani dhe jo vetëm nga kjo, tha ai.