Në Komunën e Mitrovicës sipas të dhënave të mbledhura, 38% të nxënësve nga klasat 1-5, ende nuk janë pajisur me tekste shkollore.
Kështu ka shkruar në Facebook, drejtoresha e arsimit në këtë komunë, Drita Kadriu. Sipas saj, të dhënat e mbledhura nga shkollat, (përjashtuar 6 shkolla), tregojnë se 38% të nxënësve nga klasat 1-5, ende nuk janë pajisur me tekste shkollore.
Mësimdhënës mos i dënoni nxënësit (me qëndruar në një këmbë), për mungesë tekstesh”, ka shkruar ajo.