Zgjedhjet e reja në katër komunat veriore “nuk i shoh të mundshme në këtë moment”, ka thënë Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një konferencë për media, kur u pyet rreth Udhëzuesit Administrativ që supozohet të hap rrugë për zgjedhje të parakohshme në zonat e banuara me shumicë serbe.
Këtë pamundësi të mbjajtjes së zgjedhjeve të reja në veri, Rashiq ia atribuoi “mosvullnetit të qytetarëve në veri” por edhe “regjimit radikal dhe e esktremist të Beogradit”.
“Jam besimtar i demokracisë dhe unë do të doja që të gjithë banorët e veriut të marrin pjesë në zgjedhje. Nuk e shohtë mundhsme në këtë moment. Beogradi nuk e kanë qëllim përshpejtimin e zgjedhjeve, qoftë rrethanave politike, qioftë në shkruarjen e dialogut që na çon në ndonjë përprimësim.
Do ta shtyjnë procesin. Në këtë moment s’ka vullnet pozitiv, as të qytetarëve në veri, as të radikalëve në Beograd. Kjo është ndoshta fakti keq, por është fakti. Sa i përket rezultateve, unë jam skeptik. Por sdo të thotë që nuk e ndryshoj mendjen nëse e shoh të mudnshme. Por, s’jam optimist”, tha Rashiq.